Një raport i Gjykatës Speciale rreth arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i shkruar edhe me detajet më të vogla, tregon se si ishin sjellur katër komandatët e UÇK’së, pak para, dhe gjatë shkuarjes për në Hagë.
Hashim Thaçi më 4 nëntor e kishte mësuar se kjo ishte dita e tij e fundit në karrigen e presidentit të Kosovës, dhe kjo kjo kishte ndodhur të njëjtën ditë, disa minuta pas orës 15:00. Ai më pas ishte vizituar nga një përfaqësues i prokurorit të Hagës dhe ishte informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar, si dhe ishte lëshuar një urdhër arresti për të.
“Z. Thaci, do të keni mundësi të dorëzoheni vullnetarisht nesër në orën 10:00. Nëse nuk vini, nëse përpiqeni të largoheni nga vendi ose bëni një hap tjetër për të penguar drejtësinë ose për të ndikuar te dëshmitarët, do të arrestoheni menjëherë”, i kishte thënë Thaçit, përfaqësuesi i prokurorisë.
Thaçi u përgjigj se ai do të bashkëpunonte. Ai kërkoi që koha e dorëzimit të mos jetë 10:00, por 12:00, pasi i duhej të përfundonte disa detyrime. Përfaqësuesi i prokurorit i lejoi atij edhe dy orë të tjera në gjendje të lirë. Thaçi kërkoi një kopje të aktakuzës por iu tha se do ta merrte kur të dorëzohej. Ai më vonë do të mësonte se prokurori e akuzon atë për 98 vrasje dhe abuzime me qindra të burgosur në kampet e UÇK-së, për të cilat ai mund të dënohej me edhe burgim të përjetshëm.
Ai arriti në bazën e EULEX në Fushë Kosovë në ora 12:10, por vonesa e tij prej dhjetë minutash, të paktën sipas të dhënave të gjykatës, nuk u qortua. Ndërsa hyri në bazë, avokati i tij, David Hooper, tha me telefon se ai do të ishte avokati mbrojtës i Thaçit. Në atë kohë, stafi i EULEX-it kontrolloi Thaçin, dhe në raportin që u shkrua më vonë nga Fidemla Donlon, sekretare e gjykatës së Hagës, ishte shkruar se asgjë nuk ishte marrë prej tij.
Një oficer i zyrës së prokurorit e informoi atë për arsyet e arrestimit të tij, si dhe të drejtat e tij. Thaçi më pas dëgjoi një tekst të njohur që fillon me fjalët: “Ju keni të drejtë të mos thoni asgjë. Gjithçka që thoni mund të përdoret kundër jush në gjykatë … ”Ai nënshkroi që e kuptonte këtë.
Transferimi në aeroport u bë me ndihmën e një ekipi shoqërues. Të gjithë ata që morën pjesë në të u testuan më parë në covid 19, testim i cili rezultoi të jetë negativ. Raporti thotë se akoma, të gjithë mbanin maska dhe doreza. Maska ofrohet gjithashtu edhe për Thaçin, si dhe një xhel dezinfektues i duarve.
Në ora 14:10 pasdite, identiteti i të paraburgosurit Thaçi u konfirmua. Ai mbante një valixhe që u kontrollua në praninë e tij për, siç u tha, për arsye sigurie të fluturimit. Sendet që ishin ndarë ishin paketuar në një qese transparente dhe të mbyllura nën një kod. Thaçi gjithashtu kishte një çantë shpine të zezë me sende personale dhe kopje të dokumenteve të Hagës.
Në procesverbal shënohet se avioni me të cilin Thaçi udhëtoi për në Hagë, si dhe dy bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, më parë ishte pastruar dhe dezinfektuar me kujdes. Nga raport gjykatës, mund të konkludohet se ish-komandantët e UÇK-së nuk ishin ulur së bashku dhe nuk kishin biseduar gjatë fluturimit që kishte zgjatur dy orë e gjysmë.
Aeroplani u ngrit të fluturonte në ora 15:53 pasdite. Thaçi mori ushqim, ujë dhe një maskë të re për fytyrë. Në orën 17:15 pasdite, Sekretari informoi Ambasadën e Kosovës në Hollandë se tre të paditurit janë rrugës për në Hagë. Pije freskuese u shërbyen përsëri në ora 18:00. Aeroplani ateroi në orën 18:28, dhe në orën 19:46, Thaçi, duke mbajtur një valixhe, çantë shpine dhe çantë tjetër, hyri në njësinë e paraburgimit në Scheveningen.
Po atë mbrëmje, Thaçi kishte një video konferencë me një avokat.
Kadri Veseli
Një ditë më parë, saktësisht në ora 16:30, Kadri Veseli nuk u përgjigj kur i ra telefoni. Dhjetë minuta më vonë, u telefonua një këshilltar i tij, dhe ai u përgjigj.
‘Një përfaqësues i një prokurori të specializuar është në linjë. Ju lutem thoni Z. Veselija të telefonojë urgjentisht’, iu tha këshilltarit të kryetarit të PDK’së.
Pas gjashtë minutash, përfaqësuesi i prokurorit u thirr nga avokati Ben Emerson dhe i tha se ai ishte përfaqësues i Veselit. Mbrojtësit i thanë që të informonte klientin se akuza ishte konfirmuar dhe se ai do të kishte mundësinë të dorëzohej vetë të nesërmën në ora 10:00 të mëngjesit. Në ora 18.04 Emerson telefonoi përsëri dhe konfirmoi se Veseli do të shkojë vullnetarisht.
Para përfundimit të bisedës, përfaqësuesi i prokurorisë i kujton Emerson’it se Veseli duhet të sjellë pasaportën e tij. Të nesërmen, në kohën e caktuar, në bazën e EULEX-it, Veseli u bë i paraburgosur i Hagës dhe zbuloi se ai ishte në të njëjtën akuzë me Thaçin, Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ndërsa priste transferimin në aeroport, atij iu sollën ushqim dhe ujë. Ai gjithashtu u shërbye përsëri në aeroplan. Pas mbërritjes në njësinë e paraburgimit dhe pas procedurës dhe bisedës me avokatin, Veseli falënderoi shefin e sigurimit për profesionalizmin dhe mënyrën e dërguarjes së tij në Hagë.
Rexhep Selimi
Sipas raportit, telefoni i Selimit ra një ditë më parë në të njëjtën kohë me telefonatën që i ishte bërë Veselit. As ai nuk u përgjigj. Një përfaqësues i prokurorit të Hagës i dërgoi një mesazh se kishte informacione të rëndësishme për të. Selimi lidhet me Gjykatën në ora 18.45 pasdite dhe mëson për aktakuzën e konfirmuar dhe urdhër-arrestin.
“Ju keni mundësinë të dorëzoheni vullnetarisht nesër në orën 9:00” – i tha përfaqësuesi i prokurorit dhe shtoi se çfarë do të jenë pasojat e një vendimi tjetër.
“Do të vij”, u përgjigj Selimi.
“Mos harroni pasaportën tuaj”, iu tha.
Në atë bisedë, Selimi pyeti nëse mund ta bënte publike se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar. Përfaqësuesi i prokurorit u përgjigj se ai nuk i inkurajonte njerëzit për ta bërë atë, por se ishte ende vendimi i tij personal.
Ai arriti në bazën e EULEX-it 10 minuta para orës 9:00. Pas kontrollit, “iPhone”, portofoli dhe ora e tij u konfiskuan dhe gjithçka u fut në çantën e provave. Ai u informua për arsyet e arrestimit dhe të drejtat e garantuara me ligj. Ata e pyetën atë nëse ishte e nevojshme të informohej dikush për arrestimin e tij, dhe Selimi u përgjigj se nuk kishte nevojë për atë.
Ai i mblodhi gjërat e tij për në Hagë në një valixhe dhe një çantë të vogël udhëtimi. Ndërsa priste transferimin në aeroport, ai nuk pranoi të shërbehej Ai nuk donte ushqim as më vonë në aeroplan. Ai mori vetëm ujë dhe një çokollatë.
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi u arrestua herët në mëngjes më 4 nëntor, ndërsa tre të tjerët, të paktën zyrtarisht, nuk dinin ende për akuzën e konfirmuar. Ai ishte i vetmi që nuk kishte mundësi të dorëzohej vullnetarisht. Ai më vonë u ankua në sallën e gjyqit të Hagës se kurrë në jetën e tij nuk kishte trajtuar askënd ashtu si e trajtuan ata që e arrestuan.
Për Krasniqin, mëngjesi filloi në mënyrë dramatike. Një përfaqësues i prokurorit, së bashku me EULEX-in dhe policinë e Kosovës, i ranë ziles së shtëpisë së tij në Prishtinë në ora 6:25. Ai nuk ishte i sigurt se ra zilja, prandaj trokiti. Një përfaqësues i prokurorisë e informoi atë se ai kishte një urdhër arresti, dhe pastaj e informoi atë për të drejtat e tij. Policia hyri, shtëpia u rrethua dhe filloi kontrolli.
Mediat në Kosovë, shumë shpejt përhapën lajmin se policia hyri në shtëpinë e Krasniqit me urdhër të prokurorisë së Hagës. Ishte ende herët në mëngjes kur gazetarët që ndiqnin punën e gjykatës së Hagës morën një email në lidhje me zbatimin e aktiviteteve në Kosovë me urdhër të prokurorisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Krasniqi mbajti telefonin në dorë dhe thirri dikë në telefon. Polici i kujtoi se ishte arrestuar dhe se nuk ishte i lejuar të përdorte telefonin. Pastaj, siç u vu re, ai ia hoqi telefonin me dorën e tij i përsëriti atij se ishte i arrestuar.
“Kjo nuk është mënyra e duhur për të marrë telefonin tim. Kështu nuk duhet”, tha Krasniqi.
Polici e siguroi atë se ankesa e tij do të regjistrohej. Ai përveç telefonit, i mori edhe gjërat tjera nga xhepat dhe i vendosi në çantën e provave. Krasniqi u transferua në Hagë rreth orës 18:25 pasdite. Ai refuzoi ushqim dhe pije në aeroplan. Ai nuk donte as të merrte aktakuzën.
Ai pranoi vetëm një maskë mbrojtëse për fytyrë. Të nesërmen, Krasniqi informoi gjykatën se donte të mbrohej nga avokatja Venkateswari Alagendra nga Malajzia. /Reporteri.net