16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arrijnë vaksinat e gripit sezonal, fillon shpërndarja

Rekomandime

Sot fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal.
Me 160. 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në shtetin tonë.

- Advertisement -

Ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50. 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë ta ngremë për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak.

Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it, do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë. Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera.

- Advertisement -

Gripi çdo vit godet moshat e ndieshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të virusëve sezonalë agresivë në qarkullim, MSH-ja ka siguruar vaksina katërvalente që kanë fuqi më të madhe vepruese-parandaluese ndaj këtyre virusëve.

Vaksinat do të jepen sipas prioriteteve dhe konform standardeve globale kundër gripit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit