13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arrestimi i zyrtarëve në Kamenicë, Rrahimaj: Ngjarja ka të bëjë me qeverisjen e PSD-së

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka folur për aksionin e policisë të zhvilluar këtë të mërkurë në rajonin e Gjilanit dhe Kamenicës, në të cilin janë arrestuar katër persona.

Nga ky aksion u ndaluan për 48 orë tre zyrtarë dhe një pronar i një kompanie, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender në vlerë prej 35 mijë eurove.

- Advertisement -

Rahimaj për Klan Kosovën ka thënë se ngjarja ka të bëjë me qeverisjen e kaluar në Komunën e Kamenicës.

“Më lejoni që e gjithë ngjarja ka të bëjë me qeverisjen e kaluar e udhëhequr nga Partia Social Demokrate, konkretisht nga ish-kryetari Qëndron Kastrati. Procedurat tenderuese kanë filluar në muajin tetor të vitit 2020 dhe pagesa ndaj kompanisë fituese është ekzekutuar në ditën e fundit të vitit fiskal më 23 dhjetor të vitit 2020”,ka thënë Rahimaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Njësia Rajonale për Hetimin e KRlMEVE Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro”.

- Advertisement -

Tutje deklarohet se, gjatë hetimeve, janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre anëtarëve ka nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur.

“Me këto veprime, të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D.) dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë euro për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit