5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arrestohen tre persona për mizorinë në Gllogjan, zbulohet identiteti i tyre

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me suImin në Gllogjan.

Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij.

- Advertisement -

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me privimin nga jeta të shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij suImi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

- Advertisement -

Ndërkohë, Prokuroria e Pejës ka thirr edhe konferencë të jashtëzakonshme sonte në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit