4.6 C
Pristina
Tuesday, March 28, 2023

Arrestohet bashkëshorti i njërës prej infermiereve: Dyshohet se ka kërcënuar pronarin e Qendrës “Orenda”

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, për të cilin Nacionale mëson se është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të suspenduara për rastin e sotëm.

I dyshuari është arrestuar, pasi që siç mëson Nacionale nga vend i ngjarjes, ka kërcënuar pronarin e Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë.

Infermierja në fjalë, është supsenduar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.

Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Më shumë artikuj

Të fundit