5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arrestohet Ish-drejtori i BKT-së, ia mundësoi tërheqjen e 95 mijë eurove një qytetari

Rekomandime

Ish-drejtori i degës së Bankës Kombëtare Tregtare, I.A., është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ai ia ka mundësuar tërheqjen e 95 mijë eurove nga llogaria bankare e një qytetari, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A. – ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton – Prishtinë dhe Sh.B., – punëtor i autotaksit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Dyshohet se ish-drejtori i BKT-së, me inicialet I.A., ia ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër, me inicialet Sh.B., nga llogaria bankare e një qytetari, me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit