5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arrestohet kosovari në Zvicër, po punonte në të “zezë”

Rekomandime

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach (SG), shkruan polizeiticker.ch.

Tani ai duhetë përgjigjet para prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit.

- Advertisement -

Përveç kësaj, personi në fjalë kishte një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndaj tij, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit të St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me ligjin për të huajt dhe kodin penal.

Po kështu do të dënohet edhe punëdhënësi i kosovarit.

Policia kantonale në St.Gallen ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit