1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arrestohet në Serbi një ish-pjesëtar i UÇK-së

Rekomandime

Policia serbe në Suboticë ka arrestuar një person me iniciale E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së.

Siç raportojnë mediat serbe, pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, Policinë e Vranjës dhe Detashmentin e Xhandarmërisë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, e kanë arrestuar nën dyshimin se kryerja e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar.narkotikëve, transmeton FrontOnline.

- Advertisement -

Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marihuanë.

I., akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

- Advertisement -

L. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit