10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arrestohet personi që goditi me grusht të moshuarin në Prishtinë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen në rrugën C në kryeqytet.

Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është suImuar fizikisht.

- Advertisement -

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Policia.

- Advertisement -

Tutje theksohet se personi i dyshuar A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

E rëndë: Goditet me grushta një i moshuar në “Rrugën C” në Prishtinë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit