6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Arrestohet serbi pasi tentoi t’u japë para policëve të Kosovës

Rekomandime

43 vjeçari serb ka përfunduar në pranga pasi i njëjti ka tentuar t’u jap para prej 1000 dinarësh, zyrtarëve policor që e kishin ndaluar për tejkalim shpejtësie.

- Advertisement -

Derisa zyrtarët policor po i shqiptonin tiketën, ai kishte tentuar që t’i shmanget dë*imit duke tentuar që t’u japë para në dorë atyre.

Pas kësaj në vendngjarje është ftuar Njësia e Hetimeve e Policisë së Kosovës që kanë iniciuar rastin për dhënie ry*hfeti dhe me vendim të prokurorit serbi i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Sot, më 30.07.2021, njësia policore, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Siguria në trafik’, respektivisht gjatë kontrollit të shpejtësisë të automjeteve në një pikë kontrolli, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë (në Vushtrri), kanë ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

- Advertisement -

Zyrtarët policorë, pas ndaljes së veturës, drejtuesit të saj ia bëjnë me dije arsyen e ndaljes. Gjatë kohës që zyrtarët policorë po shqiptonin gjobën për tejkalim shpejtësie, i dyshuari B.Gj., viti i lindjes 1978, mashkull serb, ka kërkuar nga zyrtarët policorë të mos i shqiptojnë tiketë dhe ua ka ofruar 1000 (një mijë) dinarë (monedhë e Serbisë).
Zyrtarët policorë kanë ftuar në vend-ngjarje Njësinë e hetimeve të PK-së, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie ry*hfeti’, kanë kon*iskuar kartëmonedhën. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar stacion policor. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit