2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrihet marrëveshja: Albin Kurti pranon kushtet e LDK’së, Glauk Konjufca jep dorëheqje?

Rekomandime

Pazaret politike për ndarjen e pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përfunduar me sukses, kushtet nga dy partitë janë pranuar, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti ka pranuar që LDK’së t’i takon pozita e Kryetarit të Kuvendit, pozita e Presidentit dhe 5 ministri, kështu duke ofruar dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryeparlamentarit.
Kurse, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbetur që pozita e Kryeministrit, zëvendëskryeministrit të parë dhe 5 ministri t’i marrin ata.

Nuk dihet akoma nëse Kurti ka bindur Listën Serbe për ta votuar qeverinë e tij, po ashtu edhe nga komunitetet tjera pakicë ka disa mospakënaqësi, ku deputetja Dude Balje ka deklaruar se nuk do ta voton qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Ndryshe, Kurti ka lëshuar udhë dhe ka pranuar ofertën e LDK’së vetëm për të formuar qeverinë e re të Kosovës, atë që e ka obligim pasi është mandatuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që me 3 shkurt të votohet në Kuvendin e Kosovës një qeveri e re.

Kujtojmë se janë bërë 121 ditë qëkur qytetarët e Republikës së Kosovës i besuan programit të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mbi 400 mijë qytetarë i dhanë votën këtyre dy subjekteve për të udhëhequr me shtetin e Kosovës..//gazetametro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit