7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Arriti të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke ua marrë mbi 100 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për mashtrim ndaj Telekomit të Kosovës në vlerë prej 105 mijë e 840 euro.

- Advertisement -

Në raportin 24-orësh të Policisë është njoftuar se i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar në Ferizaj, kurse njësia përkatese policore është duke trajtuar rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veriore, nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105.840 euro.

- Advertisement -

Njësia përkatëse policore është duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit