19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat dhe situatën në veri

Rekomandime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Lajçak ka shkruar se pas dy ditësh negociatash, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.

Lexo Edhe

Lajmërim: Të gjitha partitë dhe kandidatët që dëshirojnë të kenë marrëveshje reklamimi me portalin Kosova ime gjatë fushatës zgjedhore ju lutem të shkruani këtu në inbox, email: [email protected] apo të kontaktoni në numrin e telefonit: 044 55 06 06.

- Advertisement -

Portali Kosova ime është ndër më të lexuarit në vend. Ju mirëpresim!
www.kosovaime.tv

“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.

- Advertisement -

Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak bashkë me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke filluar nga e shtuna.

Sipas marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin afishe për automjetet që vijnë nga njëra-tjetra. Kjo do të shërbejë si masë e përkohshme.

Po ashtu, një Grup Punues i përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar nga BE-ja, do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i Grupit të Punës është paraparë të mbahet më 21 tetor në Bruksel.

Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit