Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri, shumë familje tashmë kanë filluar të strehohen në Kosovë.
Në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur familjet e para nga Shqipëria në Pejë, ku qytetarë të kësaj komune tashmë kanë hapur dyert për t’i strehuar ata.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi shihen familjet e ardhura nga Shqipëria duke zbritur në stacionin e autobusëve në Pejë.
Thuhet se numri i personave që kanë ardhur është 60 dhe të gjithë janë akomoduar