17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Meta: Faleminderit Kosovë e dashur, na bën krenarë të gjithëve

Rekomandime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar Kosovën për ndihmën e pakursyer ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Ai qenë në mesnatë në Thumane, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima.

- Advertisement -

Kreu i shtetit shqiptar ka qenë në shoqërinë e Zv.Kryeministrit në detyrë të Kosovës,Fatmir Limaj.

Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan Meta.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit