Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai nuk është i befasuar me dështimin e Super League Evropiane.“Nuk jam i befasuar që nuk zgjati shumë,” tha Wenger për beIN Sports.
“Asnjëherë nuk kam besuar që do të ndodhte. Ky projekt injoroi parimet themelore të meritës sportive.
Tifozët nuk do ta pranonin kurrë atë. Me të drejtë. ”
Superliga e propozuar u prit menjëherë me kritika të mëdha nga tifozët, lojtarët, klubet dhe trajnerët në të gjithë botën.