16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Edhe nëse nuk formohet Superliga, klubet e kanë arritur qëllimin e tyre: UEFA në bisedime për ta rritur buxhetin e Ligës së Kampionëve

Rekomandime

UEFA është në bisedime me fondin investues për të rritur buxhetin e Ligës së Kampionëve me një pako investuese për gjashtë miliardë euro – njofton Bloomberg.

- Advertisement -

Ky plan ka dalë pasi 12 klube elitare evropiane njoftuan të dielën se dëshirojnë të formojnë Superligën Evropiane.

Trupa evropiane e futbollit i ka paralajmëruar klubet dhe lojtarët e tyre se do t’u ndalohet pjesëmarrja në të gjitha garat tjera në rast se formohet kompeticioni i ri.


Klubet themeluese të Superligës Evropiane (Foto: BBC)

- Advertisement -

Duke njoftuar për formatin e ri të garës prestigjioze evropiane që do të aplikohet nga viti 2024, UEFA raportohet se është në bisedime për rritjen e pakos financiare në gjashtë miliardë euro, në mënyrë që të ndërpresë planet e shkëputjes si disa prej klubeve më të mëdha evropiane drejt formimit të Superligës së tyre.

Në anën tjetër, JP Morgan kishte konfirmuar se do ta financojë Superligën Evropiane dhe se klubet themeluese do të merrnin një grant paraprak në vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit