10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Arsim Bajrami: Kadri Veseli gaboi që votoi rrëzimin e Qeverisë Kurti

Rekomandime

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se Kosova dhe populli i saj nuk e kanë merituar një qeverisje çfarë e ka tash e shumë vite.

- Advertisement -

Ish-deputeti dhe ish-ministri nga radhët e PDK-së, i ftuar në emisionin “Desku” në KTV, ka vlerësuar se shteti është vepër e popullit, por që për të nuk po mendohet shumë.

Ai ka quajtur model që duhet ndjekur Kushtetutën e SHBA-së.

“Ky popull ka vuajtur shumë, shteti është vepër e popullit, e dëshmorëve. Ka merituar një qeverisje më të mirë, të mos ketë kriza politike”, ka thënë Bajrami.

- Advertisement -

Ai thotë se klasa politike nuk është ende e pjekur për të tejkaluar interesat e ngushta para atyre shtetërore. E ka quajtur gabim shkaktimin e krizës në kohë pandemie. E sipas tij, krizat po e përcjellin Kosovën tash e shumë vite, sidomos pas përfundimit të mbikëqyrjes së ndërkombëtareve.

“Kriza ka pasur gjithnjë, duke nisur më 2001. Por që nga përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare, janë theksuar, e pas 2014-s janë ricikluar. Kur populli kreu detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke votuar në mënyrë demokratike, politikanët nisën me aksidente politike”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Këtë e quajti “demokraci delikuente”.

Bajrami ka folur edhe për partinë ku ishte deri vonë pjesë e saj, PDK-në. Tha se ka pësuar transformime, është shndërruar në parti moderne falë lidershipit të saj. Sipas tij, bashkë me LDK-në janë parti shtetformuese, por edhe shtetmbrojtëse. Por, pati vërejtje për pozicionimin e PDK-së në rastin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Po të isha unë këshilltar i Kadri Veselit, për të cilin kam shumë respekt, do ta këshilloja të abstenonte, do të fitonte shumë besim, do ta forconte lidershipin.

Unë do të thosha që ‘jam opozitë, çdo opozitë i gëzohet rrëzimit të qeverisë, por në këtë situatë, unë jam për ta luftuar pandeminë’”, ka shtuar Bajrami.

Profesori Bajrami foli edhe për procesin e dialogut dhe tha se në përgjithësi ka një dështim të klasës politike.

“Në vend të akuzave, që janë shpesh edhe të stisura, popullsite e elektorale, është dashur të kuptojmë që pozicioni i Kosovës çdo ditë po ndryshon, nuk është më Kosova e kohës kur shpalli pavarësinë. Duhet ta dimë se bota nuk sillet rreth Kosovës, por Kosova rreth botës. Është dashur të manifestojmë përgjegjësi shtetërore, të tregojmë çfarë dëshirojmë prej dialogut, cila është oferta jonë, cili qëllimi, ku mund të shkojmë, por s’e kemi bërë këtë”, vlerësoi ai në emisionin “Desku”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit