Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.
Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.
Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.
Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje.
Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.
69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.
Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda.