10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arsyeja pse u ndërpre ndeshja Peja – Trepça, tifozi hyri dhe e goditi basketbollistin e mitrovicasve

Rekomandime

Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.

- Advertisement -

Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.

Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje.

Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

- Advertisement -

69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit