2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë aktori i njohur

Rekomandime

Ka ndërruar jetë sonte në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka. Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta të aktorit.

Shaka e nisi karrierën e tij artistike në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” në vititn 1966.

- Advertisement -

Ishte rreth moshës 16 vjeç kur luajti këtë rol dhe i befasoi të gjithë, pasi askush nuk e priste atë rezultat.

Pjesëmarrja në filma ishte shkas i daljes në skenë me sukses dhe as qe e mendonte që do ta merrnin kaq shpejt për të xhiruar në ndonjë film.

Pasi realizoi me sukses disa vepra, në vitin 1998 ai së bashku me familjen e tij, si shumë shqiptarë të tjerë, emigruan në Greqi.

- Advertisement -

Gjatë karrieres së tij artistike, ai ka pasur shumë shokë dhe miq, por më pranë ka pasur Skënder Plasarin, Xhemal Myftiu (Kacja), Enver Dauti, këta dy të fundit, fatkeqësisht, nuk jetojnë më.

Ndërsa më afër në skenën e Estradës së Tiranës bashkinterpretuesit e tij kanë qenë Skendër Sallaku, Xhemal Myftiu, Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici (PUPI), Vegim Xhani, Dario Llukaci etj. Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, nje aktore e shkëlqyer karakteri.

- Advertisement -

Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë. Per here te parë merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne v. 1972 tek “Odiseja e tifozeve”

Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit