10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Nuk zmbrapset ministrja Gërvalla: Do i mundësojmë votimin diasporës në ambasada, ligji i radhës për konfiskimin e pasurisë

Rekomandime

Ministra e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ndryshim-plotësimi i ligjit për zgjedhje do të shkojë deri në fund dhe se do t’i mundësohet diasporës votimi në ambasada e konsullata.

- Advertisement -

Ministrja ka thënë se pas këtij ligji në radhë është ligji për konfiskimin e pasurisë.

“Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim.

Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.

- Advertisement -

Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.
Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë” shkruan ministrja Gërvalla në reagim./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit