5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Abdixhiku porosi Kurtit: Nëse ky ligj nuk tërhiqet, vendi shkon në zgjedhje

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur sonte, ka thënë se nëse nuk tërhiqet propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryeministri Albin Kurti do e çojë vendin në zgjedhje.

- Advertisement -

Ai ka kërkua nga Kurti që të heq dorë nga ky ligj dhe shantazh siç e quajti ai, përndryshe nuk ia bëjnë kourumin për votimin e presidentes.

” Ky ligj duhet të jetë pjesë e sistemore zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi ynë. Me veprimet e sotme kanë propozuar opozitën nga një proces reformimi, i cili duhet të ishte rezultat i bashkëpunimit me ta. Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje”, deklaroi ai.

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje’, deklaroi tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit