2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Artisti shqiptar tregon surprizën që i bëri e bija japoneze: I fola shqip, por ajo ma ktheu…

Rekomandime

Pasditen e sotme tek “Rudina” ishin të ftuar kompozitori Genc Tukiçi dhe vajza e tij, Nadia. Babë e bijë konkurrojnë këtë edicion në “Festivalin e Këngës” me këngën “Ju flet Tirana”. Për Nadian është hera e parë që ngjitet në një skenë, pasi ka kënduar vetëm në kor. Nadia, 18 vjeç është vajza e Gencit nga martesa me një shtetase japoneze. Nadia është aktualisht qytetare e tre shteteve. Ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati. I mban të tri pasaportat. Bukuroshja flet 6 gjuhë të huaja.

- Advertisement -

Nadia: Mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert, por ka ikur shumë gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë, kur të vij në Paris. Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë…

Genc Tukiçi: Është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time. Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysëm dhe para se të ikja unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht. Nadia tani flet 6 gjuhë dhe i flet shumë mirë. Kur u ktheva, unë si zakonisht i flisja vetëm shqip dhe ajo ma ktheu në shqip. Ishte një suprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit