4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

As Çitaku, as Kurti — Kadare i pari kishte folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës”

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri bujë, me një deklaratë të bërë në Munih, përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të premten.

- Advertisement -

Kurti u përball me Vuçiqin, në një panel të përbashkët, në Gjermani, ku që të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Sigurinë.

Në fjalimin e tij, Kurti foli për normalizimin final të raporteve Prishtinë-Beograd.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, fuqitë ndërkombëtare e kishin ndihmuar Kosovën që të çlirohej nga Serbia meqë ishte e okupuar, ndërsa tashmë thoshte se është koha që “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

- Advertisement -

Sipas tij, sa më parë të ndodhte një gjë e tillë, aq më mirë për të dy shtetet dhe rajonin.

Deklarimet e Kurtit, të bëra në atë panel, e kishin bërë xhiron në rrjetet sociale, dhe gjithashtu kishin nervozuar Vuçiqin, i cili donte t’i kundërpërgjigjej menjëherë, por drejtuesja e panelit nuk ia ka dhënë fjalën.

- Advertisement -

Por, më pas u raportua se para kryeministrit të ri të vendit, frazën “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova” e kishte përdorur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Megjithatë, para se kjo frazë të përdorej nga Çitaku gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2019, atë e kishte thënë dikush tjetër.

“Çlirimi i Serbisë prej Kosovës” është titulli që mban një libër me intervista e ese, të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

Ky libër është publikuar në vitin 2012, nga shtëpia botuese Onufri.

Por, ngjashëm, para Kurtit, e para Çitakut, e para Kadaresë, ishte deklaruar shumë vite më parë filozofi dhe veprimtari Ukshin Hoti.

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizmit të saj të ardhshëm”, kishte thënë Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit