10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërcënuesi i sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës mik edhe me djalin e Isa Mustafës

Rekomandime

Betim Reçica, sekretar në Ministrinë për Infrastrukturë e Ambient, e ka denoncuar pardje në polici për kanosje biznesmenin Valon Ademi.

- Advertisement -

Përveç denoncimit në polici, Reçica për këtë veprim të shokut të shefit të tij, ministrit Lumir Abdixhiku, e ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Sot më datën 13/02/2020, në ora 8:11 të mëngjesit kam pranuar një kanosje të drejtpërdrejt përmes telefonit nga Valon Ademi pronar i kompanisë “2 A Group Sh.P.K, ku jam fyer dhe kam pranuar kërcënime me jetë për mua dhe familjen time”, thuhej në letrën që Reçica ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, ministrës së drejtësisë Albulena Haxhiut dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.

Sipas letrës së Reçicës, të cilën e ka siguruar Insajderit, zyrtarët e kësaj ministrie kishin pasur edhe më herët problemet të ngjashme.

- Advertisement -

E Ballkani.info e ka siguruar një fotografi në të cilën përpos Valon Ademit, shihen bashkë edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, Besnik Mustafa dhe sekretari i Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.

Ata shihen bashkë edhe me persona tjerë, të cilët janë miq të mirë, sepse se bashku janë duke shkuar ta shohin një ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

- Advertisement -

“Valon Ademi tash e një kohë njihet për veprimet e tij kërcënuese edhe ndaj ish-zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Besim Tahirit, në kohën e ministrit Lutfi Zharku. Rasti për këtë sulm dhe kanosje ndodhet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në zhvillim e sipër”, thuhej në shkresën zyrtare të Reçicës drejtuar policisë.

“Kërkoj nga të gjitha organet për luftimin e krimit dhe zbatimin e ligjshmërisë kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të ofruar ambient të qetë në zbatimin e detyrave zyrtare”, thuhej në shkresën e sekretarit Reçica.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin është përfshirë biznesmeni Ademi.

Ai pati bërë jehonë në publik me një kërcënim ndaj një zyrtari tjetër publik, edhe para tri viteve e gjysmë. Kishte kaluar 48 orë në burg për kanosje.

Më 20 korrik të vitit 2016 ishte denoncuar nga Besim Tahiri, atëkohë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Tahiri kishte pohuar se është kërcënuar nga Ademi për shkak të një tenderi të zgjerimit të rrugëve. Aty ishte shpallur fitues kompania “Al Trade”, dhe kishte dalë humbëse kompania “Alko Impex”, pronë e kërcënuesit Valon Ademi.

Abdixhiku tenton t’i ‘revanshohet’ Betim Reçicës pas denoncimit në polici të mikut të tij

Betim Reçica, sekretar në Ministrinë për Infrastrukturë e Ambient, ditë më parë e ka denoncuar në polici për kanosje biznesmenin Valon Ademi, për të cilin thuhet se është mik me ministrin e ri, Lumir Abdixhikun.

Përveç denoncimit në polici, Reçica dje, për këtë veprim të Valon Ademit e ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Por kjo punë nuk ka përfunduar me kaq. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Lumir Abdixhiku.

Ballkani.info ka siguruar një dokument në të cilin ministri Abdixhiku, dje, më datën 14.02.2020, i është drejtuar Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës, më një kërkesë, në të cilën kërkon informata se është iniciuar ndonjë procedurë penale ndaj Betim Reçicës.

Megjithatë, Abdixhiku duket se nuk ka pasur fare nevojë që bëjë kërkesë në Prokurorinë Speciale për të kuptuar nëse ndaj Reçicës po zhvillohet ndonjë procedurë penale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit