7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Askush nga LDK nuk i përgjigjet Qosjes, Eqrem Kryeziu thotë se po e pret të flas ‘defatorja’

Rekomandime

Brenda një periudhë të shkurtër prej dy javësh, Rexhep Qosja, ka sulmuar ashpër dy herë Ibrahim Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në shkrimin e parë e kishte krahasuar Rugovën me shkrimtarin austriak, Peter Handke, duke thënë se të dy kanë kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO-së.

- Advertisement -

Ndërkohë në shkrimin e sotëm ka publikuar një “marrëveshje” të arritur gjatë kohës së bombardimeve në prill të 99-ës në mes të Rugovës dhe kryetarit të asaj kohe të Serbisë, Millan Millutinoviq.

Por edhe kur kanë kaluar më shumë se tetë orë nga shkrimi i Qosjes në të cilin sulmohet i gjithë rrugëtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelet e para, megjithatë askush prej zyrtarëve të lartë të LDK’së nuk ka thënë asnjë fjalë.

Gazeta Express ka kontaktuar përmes telefonit, nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, megjithatë i njëjti nuk është përgjigjur, duke thënë që të drejtohemi tek zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

- Advertisement -

Këtë herë nuk ka folur as kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili në 2016-ën megjithatë kishte thënë ca fjala për sulmet e Qosjes drejtuar tij dhe LDK’së, duke thënë se ato që Qosja i thotë nuk janë as akademike dhe i kishte cilësuar si irracionale.

“Nuk e di ku është arsyeja e profesor Qosjes, që të bie nganjëherë në një nivel të tillë. Qosja ka qenë gjithmonë një shkrimtar i respektuar, është akademik. Duhet të jetë një aset i mendjes dhe i dijes, që duhet të na mbetet në kujtesë të mirë përgjithmonë. Nuk guxojmë tash, nuk i takon qosjes që ecuritë momentale politike, simpatitë dhe jo simpatitë ti bëjë publike, me aso akuza, që nuk janë akademike, dhe nuk i takojnë askujt, prandaj skam dashtë. Përpara ndërhyjsha nganjëherë, por tash po më duken totalisht të parëndësishme, sepse po më duken irracionale”, kishte thënë Mustafa në emisionin Komiteti të Gazetës Express më 11 mars të vitit 2016.

- Advertisement -

Ndërsa i shkurt në përgjigje për akuzat e sotme të Qosjes për LDK’në dhe Rugovën, ka qenë një prej figurave më karizmatike të politikës kosovare, ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Për Express, Kryeziu ka thënë se po e pret të flas ‘defatorja’.

“Po pres të përgjigjet Defatorja së pari”, ka thënë Eqrem Kryeziu.

Qosja në shkrimin e sotëm të publikuar në faqen e tij në ‘facebook’, ka akuzuar LDK’në se po tenton të dhunojë historinë e Kosovës dhe të ndryshojë atë me ‘metoda staliniste’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit