4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Asociacion për shqiptarët në Luginë, Vuçiq deklarohet gjatë vizitës në Bujanoc

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Bujanoci ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Serbi që të kenë një Asociacion të tillë sikurse që e kërkojnë serbët në Kosovë.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur këtë “marrëzi”, përkundër që të njëjtën e kërkon me shumë ashpërsi në Bruksel.

“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, tha Vuçiq, raporton Novosti, transmeton Express.

Vuçiq në Bujanoc u ankua në që komunat shqiptare po investojnë ma shuma në mjediset shqiptare.

- Advertisement -

“Nuk kam problem me askënd, të gjithë njerëzit janë të rëndësishëm për mua, por e kam problem që dikur ka qenë 60:40, befas kalon në 85:15 për sa i përket investimeve. Dhe tani që komuna investon kaq shumë në komunitetet shqiptare, ne “do të investojmë më shumë në fabrikat serbe. Do të ndërtojmë fabrika dhe në ato fabrika do të punojnë të gjithë – serbët, shqiptarët dhe romët. Koha e urrejtjes ka mbaruar, është koha të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit