11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Astrit Haraqija: Historia e LDK’së nuk fillon e as mbaron me Vjosa Osmanin

Rekomandime

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija për dokumentarin “Expose” prodhim i Gazeta Blic ka folur më gjerësisht mbi formimin e LDK-së që në vitet e 90-ta.

- Advertisement -

Haraqija thotë se në LDK ka demokraci të brendshme prandaj ndodhin edhe përplasjet e ideve.

“LDK është shtëpi e madhe dhe shtëpi e vjetër 31 vite po bohen që ekziston. Në LDK ka pas prej vitit 1992 kur ka filluar të largohen x figura të ndryshme pastaj në vitin 1998 në atë kohë unë isha delegati më i ri në LDk që u mbajt në atë kohë në Prishtinë kur u largua grupi i ish të burgosuerve politikë që u thirrshin në atë kohë, pasat në vitin 2002 kur u formua partia PREK e Bukoshit, pastaj u larguan dhe më 2003 -2004 Edita Tahiri e Edi Shukri me një grup tjetër prap në 2006 ajo që dihet qka ka ndodh.

“Pra LDK është shtëpi e madhe mund të ketë tanë kohën termete dhe ka demorkaci të brendshme dhe për këtë ndodhin këto, se këto tek partitë tjera nuk kanë si të ndodhin. Kjo për arsye se PDK-ja u krijua nga një grup shokësh njerzish që kanë qenë të lidhur ngusht që nga fëmijëria emocionalisht, ne në LDk kemi qenë të lidhur pas figurës së presidentit Rugova dhe unë shumicën e kolegëvë të mi i kam njohur gjatë aktiviteteve në LDK nuk i kam njohur përpara , ndryshe është emocioni , se AAK e këto të tjerat spo i përmend se dihet se cfarë e kanë demokracinë e brnedshme kurse LDK normal që luftojnë të gjithë.”

- Advertisement -

Haraqija thotë se partitë e tjera janë formuar pas luftës dhe nuk kanë kapacitetet e LDK-së.

Ai për “Expose” thotë historia e LDK-së, fillon me Ibrahim Rugovën.

- Advertisement -

“Pse është parti shtet -formuese edhe që e thash, këto tjerat janë formu pas luftës. Partia e Progresit Demokratik pasatj në PDK AAK dhe e provuan disa parti të gjitha kane qenë për me shkput dicka nga LDK sepse LDK ëshët shtëpi e madhe dhe ka demorkaci të brendshme. Unë i kutpoj pozicionet e të gjithëve psh si ka ndërruar jetë presidenti Rugova deri tash mi kanë shpallë 12 aktakuza vec që të mos mbijetoj politikish por fatmirësisht kam durim 11 i kam kalu dhe edhe këta besoj se shumë shpejt do ta kaloj. Brenda LDK-së, kur vjen një grup apo një forcë ose të rinj që kanë ardh në LDK mendojnë që historia fillon me ta po historia nuk fillon as prej meje as prej Lutfi Hazirirt as prej X, historia ka filluar prej themelit të LDK nga presdenti Rugova”

Haraqija për “Expose” thotë se nuk ka asnjë mundësi që të ndahet LDK-ja.

“Nuk besoj, LDk nuk ka shans mu nda, mund të largohen indivë, absolutisht zonja Osmani për mua nuk është korrekte, sepse edhe z Sejdiu ja kam pa për të madhe kohët e fundit sepse vet z Sejdiu e ka pru në struktura të LDK edhe Bujar Bukoshin edhe Isa Mustsfën edhe Vjosa Osmanin dhe tash janë thy brenda vetit. Kurse z Osmani ka mundur të jetë shumë ma korrekte kur kandidoi për kryetare të LDK dhe nuk e murr 51 për qindshi ne votime as nuk e mbështeti Fatmir Sejdiun që e ka mbështet, as grupin e mërgatës që i pëkrahi një kohë i la në rrugë dhe prap u bo bartëse e listës më dal bashkë me me Isa Mustafën dhe tash një moment eci politika e saj personale ajo sheh krejt keq ose krejt zi nuk mundet psh unë sjam përshtat me politikën e z Mustafa e kam pa të arsyeshme më mirë po rri anash nuk kam marrë pjesë as në zgjedhjet e LDk-së vitin ne kaluar kam me qednru deri në një moment kur vjen … unë mund të debatoj me Isa Musfatën me struktutrat por kur vjen puna e vendimit të partisë kur te bjen shumica duhet me respektu se edhe demokracia e ka njëfar norme nuk dmth që ti je ma i zoti. “ tha Haraqija

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit