9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Astrit Mehmeti i njohur si Llepota dyshohet se i plagosi katër persona mbrëmë në diskotekë

Rekomandime

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

- Advertisement -

Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video ekskluzive e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

- Advertisement -

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës i kishte thënë Insajderit në gusht të këtij viti, disa ditë pas ngjarjes në “Che Bar”, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

- Advertisement -

Përkundër raportimeve të medieve për sulm ndaj pronarit të “Che Bar”, Labinot Ademi, Prokuroria kishte thënë se rasti ishte inicuar si “vetëgjyqësi” dhe se bëhej fjalë për një prishje të rendit në lokal.

“Ky rast ka ndodhur të premten mirëpo nuk ka të bëjë me rrahje. Policia e ka lajmëruar prokurorin kujdestar kur janë ndaluar dy persona për 48 orë, nuk e di pse është raportuar për rrahje mirëpo nuk ka pasur ndonjë lidhje me këtë”, deklaronte për Insajderin, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “Rasti ka ndodhur për prishje të rendit”.

Prokuroria kishte njoftuar se Astrit Mehmeti dhe një person tjetër i përfshirë në këtë rast ishin ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

“Nuk ka as viktima as të lënduar. Dy personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast janë të ndaluar aktualisht”, kishte thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës.

Ndërkaq, Labinot Ademi i njohur në kryeqytet si “Labi i Che Bar-it”, i kontaktuar nga Insajderi, nuk e kishte komentuar ngjarjen e ndodhur në pronën e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit