Tetë ditë bllokadë në veri, sot ndërhyri KFOR-i.
Atashetë e mbrojtjes amerikane dhe kanadeze vizituan sot vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak në mënyrë që të njihen më mirë me situatën, deklaroi në Twitter Ambasada Amerikane në Beograd.
“Ata ishin të kënaqur që vunë re se KFOR ishte në vend si një faktor stabilizues”, tha ambasada amerikane, transmeton Kosova ime.
Së bashku me atë njoftim, Ambasada Amerikane postoi fotografi të atasheve të mbrojtjes amerikane dhe kanadeze.
The U.S. and Canadian Defense Attache Offices visited the Jarinje and Brnjacka crossings today to gain a better understanding of the situation. They were glad to note KFOR was on site as a stabilizing factor. pic.twitter.com/3A01FUfXJx
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 27, 2021