9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

U raportua se janë identifikuar eshtrat e Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini: Nuk ka asgjë të vërtetë, është lajm tendencioz

Rekomandime

Eshtrat e 6 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raportohet se janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Raportimi i mediave pretendonte se në mesin e tyre janë edhe eshtrat e Ukshin Hotit. Por gjithçka e ka mohuar djali i tij, Andin Hoti, në një prononcim.

Madje, Andin Hoti, i ka konsideruar tendencioze këto raportime për gjetjen e eshtrave të babait të tij të zhdukur qysh nga viti 1999.

- Advertisement -

“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka asgjë zyrtare në ketë drejtim”, tha ai.

“‘Nuk ka asgjë të vërtetë nga ai lajm. Është tendencioze, nuk është i saktë”, tha Hoti.

Sipas tij, eshtrat që pritet të kthehen gjatë këtyre ditëve tek familjarët e tyre janë të personave të zhdukur që janë gjetur në një varrezë në Rezallë.

- Advertisement -

“Do të vijnë trupat e gjetur në Rezalle”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit