3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Atentat në ish-futbollistin e Juventusit, për sulmin dyshohet ish-futbollisti i Realit

Rekomandime

Atentati i një jave më parë në periferi të Athinës ndaj ish-sulmuesit të Juventusit, Real Sociedadit, Olympiacosit dhe Serbisë Darko Kovacevic dyshohet se është organizuar nga ish-shoku i skuadrës dhe ish-lojtari i Real Madridt Raul Bravo.

Mediat greke raportojnë se ditët e fundit po qarkullojnë thashetheme në Greqi se Kovacevic ka qenë në dijeni të skemave të fiksimit të ndeshjeve dhe pastrimit të parave, gjë për të cilën është arrestuar Bravo dhe 10 persona të tjerë në Spanjë në maj të vitit të kaluar.

Autoritet spanjolle i akuzojnë për skema të shitjes së ndeshjeve të kampionatit spanjoll në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018.

- Advertisement -


Kovacevic mendohet se ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve të jashtëligjshme dhe fakti që mund të ketë patur informacion ka krijuar frikë te personat e implikuar.

Por, ky version nuk është zyrtar dhe i konfirmuar nga autoritetet e drejtësisë helene. Për më tepër që Kovacevic dhe Bravo kanë qenë shokë skuadre dikur te Olympiacosi.

Një javë më parë, Kovacevic u qëllua me armë në këmbë nga një person i maskuar në momentin kur po parkonte makinën e tij. Kamerat e parkingut fiksuan momentin kur atentatori qëlloi dhe u arratis. Automjeti u gjet më pas i shkrumbuar, por më e rëndësishme është se vetë Kovacevic ka shpëtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit