8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Njohja e Kosovës, kërkesa kryesore në dy letrat e Bidenit drejt Vuçiqit brenda një viti

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një letre ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për 15 Shkurtin – Ditën e Shtetit të Serbisë.

Biden, si në letrën e parë pasi mori pozitën prej presidenti ashtu edhe në të dytën, njohjen e Kosovës e ka kërkesën kryesore ndaj homologut serb.

- Advertisement -

Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”, thuhet në letrën e sotme të Biden drejt Vuçiq.

Sipas amerikanit, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.

Të njëjtën kërkesë Biden pati edhe në letrën e parë dërguar para një viti.

- Advertisement -

Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke” tha Biden në letrën e parë dërguar më 5 shkurt 2021.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit