7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përgatitja për Iuftën e tretë botërore: Si të veproni nëse ka shpërthime bërthamore

Rekomandime

Teksa tensionet në mes të Rusisë dhe Ukrainës janë në prag të eskalimit, duke nxitur frikën për Iuftë që mund të shpërthejë në Iuftën e tretë botërore, njerëzit kanë nisur të shtrojnë pyetjet se si duhet të veprohet në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Shumë shtete perëndimore kanë bërë thirrje për largim të shtetasve të tyre nga Ukraina pasi sulmet nga Rusia priten dita ditës. Rusia tashmë ka mbledhur mbi 100 mijë trupa afër Ukrainës, ndërsa raportohet se janë përgatitur edhe armatimet e rënda.

- Advertisement -

Në rast se kjo ndodhë, ekspertët kanë dhënë këshilla se çka duhet të veprojnë njerëzit në kohën e shpërthimit të një Iufte të tretë bërthamore.

Çka duhet të bëhet para shpërthimit bërthamor?

Nëse një shpërthim bërthamor është në plan, ai do të ndodhë pa paralajmërim të gjatë. Andaj përgatitja është e domosdoshme nëse nis Iufta.

- Advertisement -

Ekspertët kanë rekomanduar të ndiqen udhëzimet si më poshtë për të mbrojtur veten, familjen dhe shtëpinë.

Pakoja emergjente – në të përfshini ushqime që s’prishen, ujë, radio, bateri. Përgatiteni një pako të tillë edhe për punë dhe një që mund ta mbani edhe në veturë nëse ju bëhet thirrje për evakuim.

- Advertisement -

Plani emergjent familjar – familja mund të mos jetë bashkë kur ndodhë goditja fatale, andaj është me rëndësi të dihet se si të kontaktoni me njëri-tjetrin dhe çfarë të bëni në rast emergjent.

Mësoni nga autoritetet nëse ndonjë objekt është dizajnuar për strehim të përgjithshëm e nëse jo, bëni listën tuaj të strehimit. Rekomandohen bodrumet.

Çfarë të përfshini në pakon emergjente?

Ujë
Ushqime në kënaçe
Pajisje mjekësore
Gjalpë kikiriku
Multivitaminat
Alkool, pajisje mjekësore, ilaçe anti-dhimbje
Qumësht i tharë
Oriz, fasule, miell, bizele, sheqer, mjaltë
Vaj
Peceta higjienike
Drita – bateri
Fikës zjarri
Letër
Çfarë të bëni gjatë shpërthimit bërthamor?

Dëgjoni informatat zyrtare online, në radio apo TV dhe ndiqni instruksionet nga personali adekuat.

Nëse vjen alarmi për sulm, mbulohuni sa më shpejt, mundësisht edhe nën tokë, dhe rrini deri të dalin instruksionet e reja.

Gjeni ndërtesën më të afërt, mundësisht me tulla e beton dhe futuni brenda për të shmangur çdo material radioaktiv.

Përgatituni të qëndroni të paktën 24 orë aty.
Çka të bëni nëse shpërthimi ju zë në hapësirë të jashtme?

Mos e shikoni dritën e madhe – mund t’ju verbërojë.

Merrni mbuloja që mund t’iu ofrojnë mbrojtje
Shtrihuni edhe në tokë, mbulojeni kokën. Shpërthimi dëgjohet para se të vijë vala e ndotjes.

Pastrohuni menjëherë sapo të mundeni për të shmangur materialin e mundshëm radioaktiv.

Çfarë të bëni pas sulmit?

Në kohërat e Iuftërave të mëhershme, paralajmërimi ishte dhënë gjithmonë. Kjo do të ndodhë, po që se shtohet rreziku në masë për sulm bërthamor. Me shtimin e rrjeteve sociale lajmërimi pritet të jetë edhe më efikas e më i shpejtë. Por rënia mund të ndodhë në të gjitha anët dhe gjithçka mund të bie nga sistemi në 24 orët e para.

Duhet të vazhdoni të dëgjoni radion apo të shikoni për lajme kudo që mundeni, për të shmangur vende të caktuara.

Rrini larg zonave të dëmtuara apo atyre që mund të përmbajnë materiale radioaktive

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit