4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Atifete Jahjaga dhe Naim Tërnava në mesin e 500 myslimanëve me më shumti ndikim në botë

Rekomandime

Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike gjatë ditës së sotshme ka publikuar 500 personalitet myslimane që kanë më së shumti ndikim në botë.

Në këtë listë janë edhe dy personalitetet kosovare, ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.

- Advertisement -

“Naim Tërnava është kryeimami i Kosovës. Ai është figura kryesore fetare në Kosovë, i cili u shfaq pas një lufte etno-fetare që rezultoi në humbje të madhe të jetëve dhe shkatërrimit. Ternava është një figurë kryesore në përpjekjet e popullatës myslimane të vendit për të kapërcyer tmerret e luftës. Ai pati rol të rëndësishëm në krijimin e Organizatës së Këshillit Ndërfetar për Marrëdhëniet Ndërfetare”, përshkruhet Tërnava nga kjo qendër.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë deklaruar se përzgjedhja e Tërnavës në këtë listë, dëshmon angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit