9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Atij iu bë dhuratë një statujë brenda së cilës kishte ekspIoziv: Pamje dhe detaje rreth eleminimit të një prej blogerëve ushtarakë më me ndikim të Rusisë

Rekomandime

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë blogerin e njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Rusisë.

- Advertisement -

Siç shkruan BBC, të paktën 16 persona u plagosën nga shpërthimi në Street Bar Cafe, thotë policia.

Dhe disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë një shpërthim dhe njerëz të plagosur në rrugë.

- Advertisement -

Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

Ai kishte raportuar nga vija e frontit të Ukrainës dhe fitoi famë të veçantë vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen”.

Ndërkohë vë në pah BBC, burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dha Tatarsky në një kuti si dhuratë.

Kafeneja e shënjestruar të dielën ishte më parë në pronësi të Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit famëkeq mercenar rus Wagner, raporton faqja e lajmeve në Shën Petersburg Fontanka.

Ndjekësit e Tatarsky në Telegram janë më shumë se 500,000. Ai dhe blogerët e tjerë ushtarakë kanë kritikuar aspekte të fushatës ruse në Ukrainë.

Një grup i quajtur Cyber Front Z, i cili e quan veten “trupat e informacionit të Rusisë” në Telegram, tha se kishte marrë me qira kafenenë për mbrëmjen kur ndodhi sulmi.

“Kishte një sulm terrorist. Ne morëm masa të caktuara sigurie, por fatkeqësisht ato nuk ishin të mjaftueshme”, thuhet në postimin e saj në Telegram. “Ngushëllime për të gjithë ata që e njihnin korrespondentin e shkëlqyer të luftës dhe mikun tonë Vladlen Tatarsky”, thuhej në të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit