1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit

Rekomandime

Administrata Tatimore e Kosovs ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se pas kësaj date, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

“ Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19. Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore”, thuhet në njoftim./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit