20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Stafi i Gjinekologjisë ndez qirinj në nder të doktor Burim Krasniqit

Rekomandime

Stafi i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së ka ndezur qirinj në nder të doktor Burim Krasniqit që mbrëmë humbi betejën me COVID-19.

- Advertisement -

Sonte gjithandej Kosovës janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Odat e profesionistëve shëndetësorë kërkuan që të ndizen qirinj për ata që e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa të fiken dritat në çdo shtëpi për një minutë në përkrahje të të gjithë mantelbardhëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me pandeminë.

Gjinekologu Burim Krasniqi është mjeku i shtatë në Kosovë që ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit