1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Auditori për komunën e Podujevës: Dobësi në regjistrimin të pasurive

Rekomandime

Deklarata

- Advertisement -

Kjo është e vërtetë dhe kjo na ka përcjell bukur një kohë të gjatë, pamundësia që të gjitha pronat t’i kemi në menaxhim të plotë, për shkak të rrethanave të caktuara. Megjithatë këtë vit kemi bërë bukur shumë punë, jemi angazhuar bukur shumë që edhe kjo çështje të adresohet dhe të rregullohet në drejtoritë përkatëseNexhmi Rudari

Vlerësimi

Rekomandimi për regjistrim të pasurive nuk është zbatuar. Auditori ka gjetur edhe në vitin 2019 disa pasuri që nuk janë regjistruar, nuk ishte përdor sistemi i ‘e-pasurisë’ dhe kishte fryrje të pasurive nën 1,000 euro.Artikulli

- Advertisement -

Komuna e Podujevës në vitin 2019 ishte deklaruar se ka punuar në drejtim të adresimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në fushën e regjistrimit të pasurive komunale.Megjithëkëtë, Auditori për këtë komunë në raportin për vitin 2019, ka evidentuar se serish kishte pasuri që nuk ishte regjistruar.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari në debatin e BIRN-it për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit që është mbajtur në tetor të vitit të kaluar, kishte thënë se çështja kryesore në raportin e vitin 2018 që është theksuar është fakti se në pasqyrat financiare vjetore nuk janë të dhënë informata të mjaftueshme për pronat e pasuritë komunale.“Kjo është e vërtetë dhe kjo na ka përcjell bukur një kohë të gjatë, pamundësia që të gjitha pronat t’i kemi në menaxhim të plotë, për shkak të rrethanave të caktuara. Megjithatë këtë vit kemi bërë bukur shumë punë, jemi angazhuar bukur shumë që edhe kjo çështje të adresohet dhe të rregullohet në drejtoritë përkatëse”, ishte shprehur ai.

- Advertisement -

Por, Auditori thotë se rekomandimi nuk është zbatuar.“Nuk janë regjistruar të gjitha pasuritë dhe nuk përdoret E-Pasuria”, ka thënë Auditori duke vlerësuar se nuk është zbatuar rekomandimi i cili kërkonte “një regjistër të plotë të pasurive si dhe në përdorimin e sistemit e-pasuria”.

Ndërsa, edhe në raportin për vitin 2019, Auditori thotë gjatë verifikimit të plotësisë së regjistrit të pasurive ka gjetur se 13 pagesa në vlerë 2,448,547 euro për blerje të pasurisë kapitale gjatë vitit 2019 nuk ishin të regjistruara në regjistrin e pasurisë.Gjithashtu komuna nuk ka bërë regjistrimin e objektin të ri të komunës të ndërtuar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 1,134,000 euro.“Komuna nuk ka ofruar sqarime për mos regjistrim të pasurisë.

Ndërsa mos regjistrimi i objektit të ri ka ndodhur për shkak se komuna nuk ka mundur të siguroj dokumentacion të mjaftueshëm nga komisioni evropian”, thuhet në raport.Në një tjetër rast, sipas Auditorit pasuritë kapitale nën 1,000 euro ishin mbivlerësuar për 135,390 euro, për faktin se këto pasuri ishin regjistruar në sistemin e-pasuria derisa kishin të bënin me pasuri kapitale mbi 1,000 euro.“Kjo ka ndodhur për shkak se regjistrat nuk mirëmbahen në mënyrë të rregullt nga zyrtari i pasurive për të bërë korrigjimet e nevojshme”, vijon raporti.ZKA ka rekomanduar se kryetari duhet të sigurojë se të gjitha blerjet dhe përvetësimet e pasurive kapitale regjistrohen saktë në regjistrin e pasurive nga zyrtari i pasurive në mënyrë që të ketë një regjistër të plotë të pasurive.

Mes tjerash, sipas raportit në Komunën e Podujevës janë evidentuar edhe parregullsi me regjistrat e pasurisë dhe mangësi në menaxhimin e pasurisë.Komuna e Podujevës tash e tre muaj është pa kryetar, pasi ish-udhëheqësi i saj Agim Veliu ka kaluar në qeverisjen qendrore. Zgjedhjet e reja në këtë komunë nuk janë caktuar ende, për shkak të pandemisë COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit