20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.
Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.
- Advertisement -
Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut.
Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.
- Advertisement -
Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, ku po zhvilloheshin punimet në në atë pjesë.
- Advertisement -
Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës.