14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Autoblinda të Njësisë Speciale patrullojnë në veri

Rekomandime

Ka katër ditë që situata në veri të Kosovës është trazuar paksa me sulmet rresht ndaj Policisë së Kosovës, që dyshohet se vijnë edhe nga Serbia.

- Advertisement -

Për këto sulme kanë mbajtur një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmedi, duke treguar dëshmi se si Policia e Kosovës ka qenë cak i granatave e kallashnikovëve në atë pjesë.

Ndërkohë sot në Leposaviq janë parë dy makina të Policisë së Kosovës duke lëvizur dhe patrulluar në atë pjesë, raporton T7.

- Advertisement -

Veturat e Policisë së Kosovës janë sulmuar disa herë gjatë katër ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Gjatë ditës së premte ndaj Policisë është hedhur grantë dore dhe është gjuajtur me kallashnikov. Ndërkohë që një sulm tjetër ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku vetura e Policisë, është sulmuar me mjete piroteknike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit