8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pas sulmeve ndaj policëve në veri, Presidentja Osmani mbledh strukturat e sigurisë

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me strukturat e sigurisë së vendit pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës që ndodhën në veri të vendit.

- Advertisement -

Në mbledhjen që ka përfunduar ajo ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për atë që duhet të ndërmerret.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuar për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës. Në njërin prej sulmeve, Mehmeti ka thënë se dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Për këtë Presidenca ka thënë se këto suIme erdhën nga “Serbia dhe strukturat e saj kriminaIe”.

- Advertisement -

Në po të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka shkruar se “burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ketë ardhur nga territori i Serbisë”.

Për më tepër, ai i ka bërë thirrje Serbisë që të distancohet “nga suImet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve policë të sulmuar ishin serbë të Kosovës”.

- Advertisement -

SuImin e kanë dënuar edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit