22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Autobusi që po udhëtonte nga Gjermania përpIaset në Kroaci

Rekomandime

Është bërë e ditur se një autobus nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut u përpIas në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Thuhet se autobusi me udhëtarë u përpIas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit.

- Advertisement -

Sipas mërgimtarve, thonë se shoferin e kishte zënë gjumi. Nga kjo përpIasje disa mërgimtarë kanë pësuar Iëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Ai ka treguar se autobusi iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes. /Albinfo.ch.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit