12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Automekanikët: Kujdes, mos ia bëni kurrë veturës tuaj këtë

Rekomandime

Pavarësisht se veturat moderne kanë shumë veçori sigurie dhe kompjuter, i cili sigurohet që çdo gjë të shkojë siç duhet, ju duhet të keni kujdes me disa gjëra.

- Advertisement -

Më poshtë mund të gjeni disa gjëra të cilat sipas automekanikëve, nuk duhet t’ia bëni veturës tuaj KURRË.

Mos vendosni shumë çelësa në çelësin e veturës

Të vendosni shumë çelësa në çelësin kryesor të veturës mund të jetë shumë e rëndë dhe pesha e saj mund të dëmtojnë ndërruesin e ndezjes së veturës. Ndajini ata, mbani vetëm disa çelësa në çelësin kryesor të veturës.

- Advertisement -

Ndërrojeni vajin

Ndiqni specifikat e prodhuesit të veturës se sa shpesh duhet t’ia ndërroni vajin asaj – pasi ka një arsye për këtë. Kjo vlen sidomos për veturat e reja. Disa prodhues përdorin një vaj shumë të hollë kur dalin nga fabrika dhe ky vaj DUHET të ndërrohet pas 1,000km.

Mos e stërmbushni motorin

Motori gjithmonë vjen me një matës, i cili ka pikën që tregon nëse ai është “plot”. Mbusheni me karburant deri në atë pikë dhe mos e mbushni më tepër, duke e tejkaluar pikën. Paramendojeni sikur ta mbushni një shishe me ujë deri në kapak, kjo mund të shkaktojë dështim të motorit dhe të bëjë që të dalë tym nga çdo kënd i veturës.

- Advertisement -

Mos prisni derisa rezervuari të zbrazet tërësisht

Edhe karburanti më i pastër ka disa grimca brenda dhe graviteti i Tokës bën që këto grimca të mbesin në fund të rezervuarit. Nëse vozisni në rezervuar pothuajse të zbrazur, këto grimca ‘ngecin’ në motor, duke e dëmtuar atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit