-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Autori i shkrimit që nxiti debate në Serbi mendon se dokumentet historike janë anashkaluar në dialog

Rekomandime

Dokumentet historike janë anashkaluar në procesin e dialogut me Serbinë dhe në debatet me bashkësinë ndërkombëtare, ka vlerësuar bashkëpunëtori shkencor në institutin e historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Bedri Muhadri, pak ditë pas shkrimit i cili ka nxitur debat të madh në Serbi.

- Advertisement -

Ditë më parë, Muhadri përmes një shkrimi në shtojcën për kulturë të KOHËS Ditore, argumentoi se monumentet të cilat kanë marrë cilësimin si manastire ortodokse serbe në Kosovë, si Manastiri i Deçanit, i Graçanicës, Kisha e Shenjtërorëve Mihal e Gabriel e të tjerë – ishin ndërtuar, rindërtuar apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine. Shkrimi “Përvetësimi nga serbët i monumenteve mesjetare arbërore në Kosovë” nxiti reagim të ashpër në mediat në Serbi. Dioqeza Rashkë-Prizren madje e cilësoi Muhadrin edhe si “shpërndarës të urrejtjes etnike e fetare” dhe se shkrimi i tij ishte “mesazh se Kisha Ortodokse Serbe duhet të largohet nga Kosova e Metohija bashkë me murgjërit e besimtarët, për të ‘çliruar’ vendet e shenjta shekullore, që do të bëhen monumente shqiptare”.

Të martën, në Express Intervistën në KTV, Muhadri ka thënë se e gjithë kjo trashëgimi njihet tash si ortodokse serbe, për shkak të anashkalimit të dokumenteve historike.

“Unë mendoj se janë anashkaluar dokumentet historike. Delegacionet tona në debate me bashkësinë ndërkombëtare gjithherë po flitet për kompromis e një qëllim final, e duke shkuar nga kompromiset këto dokumentet historike s’kanë ardhur në pah sa duhet sa i përket trashëgimisë kulturore mesjetare në Kosovë. S’po themi se s’janë të popullatës serbe të Kosovës, por s’mund të themi se janë pjesë e trashëgimisë ortodokse serbe. Ndërtimet janë bërë në Kosovë dhe popullata në Kosovë ka kryer ritet e veta. Në Kosovë historia tregon se ka pas popullatë ortodokse. Është njohur që këto manastire, në mënyrë institucionale, janë ruajtur nga popullata nga familjet e ndryshme. Kjo pjesë, kjo trashëgimi mesjetare duhet të shihet si e Kosovës, duhet të prezantohet si trashëgimi e Kosovës”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Muhadri ka thënë se është obligim i institucioneve që proceset historike të përcillen.

Ka shtuar se e ka parë të arsyeshme që të bëjë vlerësimin historik rreth këtyre monumenteve në kohën e negociatave mes Kosovës e Serbisë “me qëllim që opinioni të sensibilizohet, si vendor edhe ai i huaj, që të përballen me çështjet historike”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit