9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Enver Hoxhaj i del në mbrojtje Hashim Thaçit – ia bën një pyetje Albin Kurtit për NATO-n

Rekomandime

Ish zëvendëskryeministri edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reagur ndaj Albin Kurtit, i cili sot ka publikuar një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

- Advertisement -

Hoxhaj ka thënë se parneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe se asnjë qeveri nuk ka mandat që ta kundërshtojë këtë partneritet.

“Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas Hoxhajt, Qeveria Kurti nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.

“Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin”, ka shkruar ndër të tjera ai.

- Advertisement -

Në fund, Hoxhaj ka kërkuar nga Kurti të tregojë se a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit