12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kadri Veseli: Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet

Rekomandime

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur Kryesinë Qendrore të PDK-së.

Nga atje Veseli kritikoi rivalët e tij politikë edhe atë e bëri duke përdorur sloganin e njërit prej tyre.

- Advertisement -

“Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet”, tha Veseli në Skenderaj duke iu referuar parullës së Vetëvendosjes.

Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve.

E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB:

- Advertisement -

Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën!”.

Por, duke kritikuar Qeverinë Kurti, Veseli tha se ai me PDK-së do të mbajnë lidhje të ngushtë me miqtë ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Ne, PDK-ja, do të vazhdojmë përpara pa kompromis! Përkushtimi ynë do të jetë edhe për një partneritet të qëndrueshëm me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me SHBA-të, që Qeveria e shkuar i dëmtoi skajshmërisht, duke e rrezikuar edhe qenien shqiptare në Ballkan”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit