Avionë Iuftarakë amerikanë F-15 janë vendosur në Estoni si masë paraprake kundër një aksioni të mundshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e Komandës Ajrore të NATO-s në Twitter, thuhet se aeroplanët Iuftarakë amerikanë F-15 janë ulur në bazën ajrore Amari.
Ndërkaq, avionët Iuftarakë danezë dhe estonezë F-16 do të vendosen nesër në bazën ajrore Siauliai të Lituanisë si përforcime për forcat në rajon, tha deklarata, duke shtuar se “patrullimi ajror është më i fortë së bashku”.
Ndërkohë, media ndërkombëtare raportoi se numri i avionëve Iuftarakë në fjalë është 6.