10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërron jetë gorilla më i vjetër në botë, dyshohet se shkaktar është Covidi

Rekomandime

Gorilla më i vjetër në botë, Ozzie ka ndërruar jetë. 61 vjeçari u gjet pa shenja jete në kopshtin zoologjik të Atlantës të martën.

Veterinerët e kopshtit zoologjik vunë re se Ozzie filloi të humbiste oreksin e tij javën e kaluar – por vazhduan t’i ofronin kujdes dhe ta inkurajonin të hante dhe të pinte.

- Advertisement -

Dyshohet se Covidi ka qenë shkaktar i vdekjes ngase Ozzie ishte pozitiav para pak ditësh.

Ozzie mbërriti për herë të parë në Atlanta në vitin 1988 dhe ishte pjesë e një arritjeje shkencore kur u bë gorilla e parë që mori një matje të presionit të gjakut.

Në kopshtin zoologjik të Atlantës, Ozzie ka 3 djem, një vajzë, një mbesë, një stërmbesë dhe një stërnip… por prejardhja e tij shtrihet nëpër kopshte zoologjike të tjera në SHBA dhe Kanada.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit